Deda: Kjo lloj opozite është e papranueshme

Deda: Kjo lloj opozite është e papranueshme

Deputeti i VV-së, Ilir Deda, i cili është i vetmi deputet opozitar që ka mbajtur fjalim sot në seancën e Kuvendit, ka thënë se kjo gjendje e Kuvendit nuk mund të vazhdojë më asnjë orë.

“Kjo sjellje opozitare nuk mund të vazhdojë dhe është e papranueshme”, ka thënë Deda për Klan Kosova.

Sipas tij, e papranueshme që edhe Thaçi të zgjidhet president në këtë gjendje që është krijuar.

“Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të dalin jashtë petkut të partive politike dhe të mendojnë si njerëz fillimisht të cilët janë zgjedhur aty për të përfaqësuar popullin e jo partitë”, ka thënë Deda.