Deda: Deputetët janë në situatë kritike pas mesazheve nga Mogherini

Deda: Deputetët janë në situatë kritike pas mesazheve nga Mogherini

Deputeti i pavarur  Ilir Deda ka deklaruara se mesazhi i Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini për Demarkacionin me Malin e Zi ishte i qartë.

Por sipas tij, Kuvendi tash është para një situate kritike, nëse do ta përkrahin “jo profesionalizmin e Qeverisë me demarkacion të keq, apo mos t’a përkrahim këtë demarkacion, dhe kështu të vendosim për izolim të gjatë të qytetarëve tanë”.

“Nëse këto parti – në Qeveri e opozitë – nuk mirren vesh shumë shpejtë si të ecim përpara, atëherë nuk e meritojmë më votën e qytetarëve”, ka shkruar Deda.