Deda: Çdo deputet është i lirë të vendosë vetë

Deda: Çdo deputet është i lirë të vendosë vetë

Deputeti i Kuvendit të  Kosovës, Ilir Deda, njëri nga bashkëthemeluesit e Partisë “Alternativa”, tha nëse qeveria e ardhshme e Kosovës do të krijohet nga PAN-i me kontrabandë të deputetëve, do të ketë vështirësi.

Ai ka deklaruar së është optimist për legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës duhet të krijohet nga Partitë politike të Kosovës. Nëse do të krijohet më kontrabandim do të krijohet precedent për të ardhmen”, tha Deda në emisionin IMAZh në RTK.

Sipas tij, numrat janë krijuar nga rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit. “Deputeti është i lirë të vendos, kjo është edhe me kushtetutë e garantuar”, tha ai.

Deda ka kritikuar PAN për krijimin  e idesë në opinion se gjoja i kanë numrat për të marrë besimin në Kuvendin e Kosovës, për themelimin e institucioneve të vendit.

Ai tha se Kadri Veseli nuk do të mund të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi që PAN nuk i ka votat.