Debutim për t’u harruar i Etrit Berishës tek Atalanta

Etrit Berisha ka pësuar tre gola në ndeshjen e tij të parë në Seria A këtë sezon, e që ishte edhe debutimi i tij me skuadrën e Atalantas.

Debutim për t’u harruar i Etrit Berishës tek Atalanta

Berisha, i cili u inkuadrua nga fillimi në takimin që Atalanta e zhvillonte në udhëtim tek Cagliari, nga e cila u mposht 3-0, raporton Insajderi.

Ish-anëtari i Lazios nuk arriti që të tregoj aftësitë e tij në këtë ndeshje, ndoshta edhe për shkak të superioritetit të skuadrës së Cagliarit, e cila fitoi me lehtësi në këtë takim. Ai pësoi gol me kokë, një me këmbë nga loja e hapur dhe njjë gol tjetër nga goditja e dënimit.

Berisha është portieri i parë i përfaqësueses shqiptare, derisa karrierën e ka filluar në skuadrën “2 Korriku” të Prishtinës. /Insajderi.com