Dëbora shtyn takimin Trump – Merkel

Dëbora shtyn takimin Trump – Merkel

Një stuhi e fuqishme e dëborës në Bregun lindor të Shteteve të Bashkuara e ka detyruar Shtëpinë e Bardhë për ta shtyrë takimin ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, deri më 17 mars.

Zonja Merkel ishte në rrugën e saj për në aeroportin e Berlinit, për të fluturuar në Uashington, kur atë me telefon e ka thirr Donald Trump për ta informuar për kushtet e këqija atmosferike.

Të dy palët u pajtuan për ta shtyrë takimin, që ishte paraparë për sot, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet dy liderëve.