Familja shqiptare që po vë në pikëpyetje Kushtetutën e Islandës

25.02.2016 17:41

Nuk janë vetëm emigrantët sirian apo afgan që kanë futur në krizë shtetet evropiane. Të ënjten mediet islandeze kanë shkruar rreth një “konflikti” brenda islandezëve mbi dëbimin apo jo të një familjeje azilkërkuese shqiptare.

Familja shqiptare që po vë në pikëpyetje Kushtetutën e Islandës

Dëbimi i një familje shqiptare nga Islanda ka vënë në pikëpyetje zbatimin e Kushtetutës së këtij vendi, pasi avokati i kësaj familje të pa identifikuar po pretendon se me këtë vendim autoritetet islandeze po shkelin aktin më të lartë të këtij shteti.

Familjes shqiptare, siç raportojnë mediat në Islandë, u është mohuar e drejta e ankesës pas vendimit për depërtimin e tyre në Kosovë.

E kjo po konsiderohet shkelje e mundshme e ligjit të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Mediet islandeze raportojnë se familja, e cila përbëhet nga tre fëmijë, erdhi në Islandë vitin e kaluar, duke kërkuar azil nga persekutimi politik në vendin e tyre, njofton Insajderi.

Nuk specifikohet se për çfarë persekutimi politik bëhet fjalë.

Familja përbëhet edhe nga dy fëmij, të cilët raportohen të jenë në kushte të rënda shëndetësore. Veçohet edhe fakti se tashmë kjo familje ka krijuar një jetë në Islandë: fëmijët janë regjistruar në shkollë, ata kanë bërë shumë miq, dhe prindërit duan të drejtën për të kërkuar punë.

Megjithatë, Drejtoria e Imigracionit e hodhi poshtë kërkesën e tyre tetorin e kaluar, duke njoftuar dëbimin e tyre jashtë Islandës.

Familja nga ana e saj, apeloi çështjen në Bordin e Ankesave për Imigracionin, i cili po ashtu ka refuzuar kërkesën e tyre.

Ata kanë kërkuar që të shtyjnë depërtimin e tyre derisa rasti i tyre të dëgjohet në gjykatën islandeze, por iu ka mohuar edhe kjo.

Bjorg Valgeirsdottir, avokati i familjes, beson se kjo është në kundërshtim me kushtetutën islandeze dhe Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Nëse familja dëbohet nga Islanda, me procedurat e bëra nga shteti islandez, ai thekson se shkelet neni i 70-të i kushtetutës së vendit, e cila i jep secilit të drejtën për një seancë gjyqësore.

“Të flasësh në gjykatë përmes telefonit nuk është e njëjta si të qenit në gjendje për të qenë fizikisht në gjykatë dhe ta mbrosh kauzën tënde”, thotë Valgeirsdottir.

“Ky vendim mund të ketë efekt negativ në rastin e familjes shqiptare. Për më tepër, ata nuk do të jenë në gjendje ta kenë një person që i këshillon ata. Kjo po ashtu do t’i vë ata në një pozitë të pafavorshme dhe t’ia pakësojë shanset atyre për të pasur një gjykim të drejtë”, shtoi Valgeirsdottir për mediet islandeze, raporton Insajderi.

Neni 12 i Aktit për të Huajt i jep autoriteteve Islandeze të drejtë të japë një leje qëndrimi për arsye humanitare, për arsye shëndetësore apo për shkak të rrethanave të vështira sociale të aplikuesit, ose për shkak të rrethanave të vështira të përgjithshme në shtetin e aplikuesit, duke shtuar, “vëmendje e veçantë do t’i jepet edhe më tej rasteve kur fëmijët janë të përfshirë dhe një vendim merret me synimin se çfarë është e mirë për fëmijët.”

Për këtë rast është hapur një diskutim në Islandë, në mediet e këtij vendi. Ndërsa familja nuk është identifikuar as nga mediet islandeze.