Debati i ashpër mes Kusari-Lilës dhe Gjinit

Debati i ashpër mes Kusari-Lilës dhe Gjinit

Kandidatët për kryetarë të Gjakovës, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa nuk ndalojnë se kritikuari njëri tjetrin.

Sipas Gjinit, nga të gjitha projektet që janë nisur nga Kusari-Lila, asnjë nuk është përfunduar. Gjini ka thënë se të gjithë ato janë fusha të zbrazta.

“Të gjitha projektet qe po thotë Kusari janë përfundua, asnjë prej tyre nuk është përfunduar. Të gjitha ato projekte që po i përmend Kusari janë vetëm fusha të zbrazta, Në Gjakovë ende është kaos në trafikun e rrugët e Gjakovës. Shumë rrugë që po i përmend Kusari kanë nisë me shtru vetëm gjatë kohëve të fundit dhe sigurisht që janë bërë për fushatë elektorale – zgjedhore. Por unë e kuptoj Kusarin që nuk ka arrit me i shtru këto rrugë sepse për 3 muaj të fushatës nuk shtrohen rrugët”, tha Gjini.

Ndërsa, Kusari-Lila ia kujtoi Gjinit se si e ka lënë Gjakovën partia e tij, AAK-ja, në kohën kur Kusari e ka fituar në vitin 2013. Ajo i kujtoi anëtarit të AAK-së se e ka gjetur Gjakovën “me borxhe deri në fyt”.

“Komunën e Gjakovës e kam trashëgua me një borxh prej 20 milion euro kontrata pa mbulesë 6 milion euro borxhe të nënshkruara. Unë dua me ja kujtua Gjinit që kur e kam fituar Gjakovën, Arsimi ka qenë në gjendje shumë të rënd në vitin 2013, atëherë kur e la partia në të cilën është Gjini”, tha Kusari-Lila. /Insajderi.com