Debat i ashpër në Kuvendin e Serbisë rreth krijimit të Ministrisë për Kosovën

Debat i ashpër në Kuvendin e Serbisë rreth krijimit të Ministrisë për Kosovën

“Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka nevojë për krijimin e një ministrie për të”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të SNS-së Aleksandar Martinoviq.

Këto deklarata Martinoviq i tha në foltoren e Kuvendit të Serbisë gjatë diskutimi të ndryshimeve të Ligjit për ministri, teksa theksoi se nëse vazhdojmë me këtë logjik duhet të ketë ministri edhe për Beogradin, Vojvodinën dhe Mitrovicën.

E gjithë kjo shkaktoi debat pasi që u kërkua që të themelohej Ministria e Integrimeve Evropiane.

“Ne mendojmë se çdo ministri dhe ministër duhet të jetë përgjegjës për Kosovën në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë si dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Martinoviq.

“Nëse pranojmë logjikën tuaj dhe e formojmë  Ministri për Kosovë, atëherë pranojmë se nuk është pjesë e Serbisë”, ka shtuar ai. /Insajderi.com