Deane: EULEX-i vazhdon të japë këshilla për sistemin e drejtësisë

Deane: EULEX-i vazhdon të japë këshilla për sistemin e drejtësisë

Komandanti i operacioneve civile të BE-së Kenneth Deane, ka thënë se EULEX-i do të ofrojë edhe më tutje këshilla për sistemin e drejtësisë në Kosovë për rritjen e zbatimit të ligjit.

“EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë këshilla për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës në mënyrë që të përforcohen më tej të gjitha agjencitë të cilat e mbështesin zbatimin e ligjit”, tha Kenneth Deane, pas takimit që ka pasur me zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi.

Deane do ta vizitojë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc si dhe Pallatin e Drejtësisë.

Bashkë me të është edhe shefja e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou./Insajderi.com