Filmi Shok do të fitojë Oscarin

24.02.2016 10:34
Filmi Shok do të fitojë Oscarin

Në prag të ndarjes së çmimeve Oscar për vitin 2016, filmi i metrazhit të shkurtër nga Kosova, Shok, ka marrë vlerësimet e para.

Portali amerikan Deadline, që ka bërë një analizë për të gjithë filmat e metrazhit të shkurtër,  vlerëson se filimi nga Kosova me regji të Jamie Donoughue, do të fitojë garën më prestigjioz të filmit në botë.

“Filmi ‘Shok’ mund t’i shokojë të gjithë”,shkruan Deadline.

Mbrëmë është mbyllur procesi i votimit në Akademinë Oscar në Los Angeles, për të gjitha kategoritë e filmave të këtij viti.

Fushata e cila kishte nisur që muajin shtator ka përfunduar, ndërsa fituesit janë në zarfet të cilat do të hapen në natën e 28 shkurtit.

Kosova është duke u përfaqësuar për herë të parë në ndarjen e çmimeve Oscar./Insajderi.com