De Gea drejt rekordit, njihuni me 10 portierët më të shtrenjtë

De Gea drejt rekordit, njihuni me 10 portierët më të shtrenjtë

Real Madridi ka riaktivizuar “Operation De Gea”. Së pari, duke arritur një marrëveshje me portierin, i cili nënshkroi për pesë apo gjashtë sezone, me pagën rekord prej 12 milionë eurosh neto, me Manchester United.

Portieri spanjoll e bëri këtë pas dështimit të transferimit të tij të mëhershëm në “Bernabeu”, për shkak të vonesës së kalimit të dokumentacionit.

Në Madrid, kjo pistë është rikthyer fuqishëm, teksa supozohet se De Gea do të jetë transferimi më i shtrenjtë i një portiere në histori: 70-75 milionë euro. Kur rinovoi me “djajtë e kuq”, kontrata e re e De Gea përfshiu një klauzolë prej 60 milionë eurosh, nëse dëshiron të largohet.

Tani, kjo shumë po negociohet.Real Madridi e ka ndarë mendjen tashmë, duke pranuar që De Gea të bëhet transferimi më i shtrenjtë si portier, duke lënë shumë prapa 54 milionët e shpenzuara nga Juventusi për Buffon, që e mori këtë të fundit nga Parma 15 vite më parë.

Klubet kanë ende për të negociuar, por drejtuesit e “Los Blancos” duken të vendosur të rekrutojnë De Gea-n, si një blerje strategjike, për disa arsye: E para, për të përforcuar portën, një nga pozicionet e pakta që mund të përmirësohet, me një nga tre portierët më të mirë në botë për 8-10 vitet e ardhshme.

E dyta, rinovimi i grupit (David është 26 vjeç) dhe vazhdimin e spanjollizimit të skuadrës. Dhe e treta, duke marrë shërbimet e portierit spanjoll, i jepet një dorë e mirë marketingut.

Në infografikun bashkëshoqërues të shkrimit po ju paraqesim “top 10” transferimet më të shtrenjta, në rolin e portierit, vitet dhe destinacionin e tyre respektiv, nga klubi në klub.