De Biazi: Ndeshja me Maqedoninë, si një finale Evropiani

Sonte do të zhvillohet ndeshja eliminatore Shqipëri-Maqedoni, në orën 20:45, në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.

De Biazi: Ndeshja me Maqedoninë, si një finale Evropiani

Në një konferencë për shtyp trajneri i kombëtares, De Biasi, ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje, duke e konsideruar si finalen e një Evropiani, njofton Telesport.

“Kemi bërë gjithçka çfarë ka qenë e mundur që ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje, pasi në jetë nuk ka asgjë të thjeshtë. Evropiani tregoi se çdo ekip mund të ecë përpara, nëse ka dëshirë dhe përqendrim, ndaj do ta konsiderojmë ndeshjen me Maqedoninë si finalen e një Evropiani”, ka thënë De Biasi.

Në të njëjtën kohë pritet të zhvillohet edhe ndeshja në mes Kosovës dhe Finlandës./Insajderi.com