De Biazi ka vendosur për formacionin ndaj Izraelit

De Biazi ka vendosur për formacionin ndaj Izraelit

Kombëtarja kuqezi përmbylli mbrëmë, me stërvitjen ambientuese në stadiumin e Elbasanit, përgatitjet për sfidën e katërt kualifikuese të Grupit G, në kuadrin e Botërorit “Rusia 2018”.

Sonte, në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, Shqipëria do të përballet me Izraelin, në kushte të barabarta, sa u takon “valencave” të të dyja skuadrave. 6 pikë kanë kuqezinjtë në tri ndeshjet e para, por aq edhe izraelitët, respektivisht.

Kësisoji, është një përplasje e ethshme për vendin e tretë, i cili konsiderohet objektiv i mirë, në kushtet kur në grup kemi edhe Spanjën me Italinë, favorite absolute në letër për të shkuar në Rusi.

Trajneri De Biazi ka dhënë vlerësimet maksimale për Izraelin, si një skuadër me sulm të rrezikshëm dhe kompakte.

Në portë: Berisha
Mbrojtje: Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli
Mesfushë: Lila, Xhaka, Memushaj
Të avancuar: Roshi, Lullaku, Balaj