De Biasi: Urime Shqipëri, sot është dita e krenarisë sonë

De Biasi: Urime Shqipëri, sot është dita e krenarisë sonë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi nuk e ka harruar dashurinë për Shqipërinë.

Ai përmes rrjeteve sociale ka uruar pavarësinë e Shqipërisë.

“Urime Shqipëri, 105 vjet shtet. Sot është dita e krenarisë sonë. Gëzuar ditën e pavarësisë”, ka shkruar De Biasi.

Ish-trajneri i Shqipërisë dje i dha fund me ekipin e Deportivo Alavesit për shkak të rezultateve të dobëta.