De Biasi: Taulant Xhaka erdhi te Shqipëria pasi Zvicra nuk e mori

29.03.2017 22:48
De Biasi: Taulant Xhaka erdhi te Shqipëria pasi Zvicra nuk e mori

Gianni De Biasi ka goditur keq Taulant Xhakën. Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, tha që Xhaka erdhi te Shqipëria vetëm se Zvicra nuk e mori.

“Zvicra nuk e mori Xhakën, prandaj ai erdhi te Shqipëria. Ai është i lidhur aq shumë me Kombëtaren, sa që la shokët pikërisht në momentin kur nuk duhej”, deklaroi De Biasi në “Opionion”, përcjellë “lajmi.net”.

“Më dërgoi një mesazh në ora 1:10 të natës, por unë nuk e pash telefonin sepse e kisha fikur atë. Më tregoi të nesërmen në mëngjes se do të shkojë te Baseli dhe i thash ik”, shtoi ai./lajmi.net