De Biasi pretendon se Rashica e gënjeu: Më kishte thënë se do qëndronte

De Biasi pretendon se Rashica e gënjeu: Më kishte thënë se do qëndronte

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka thënë se mos ftesa në Euro 2016 mund të ketë ndikuar në vendimin e Milot Rashicës për të luajtur për Kosovën. De Biasi gjithashtu pretendon se Rashica e kishte gëngjyer, pasi i kishte kondirmuar atij se do qëndronte edhe më tutje në kombëtare.

Tekniku italian ka folur për mediumin sportiv shqiptar “Supersport” pas largimit të Rashicës drejt Kosovës dhe ndjen keqardhje pasi e shihte atë si pikë kyçe për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm.

“E dija prej ditësh vendimin e Rashicës. Më vjen keq pasi e shihja si pikë kyçe për kualifikueset e botërorit”, tha De Biasi për Supersport.”Arsyeja e largimit? Ndoshta i ka mbetur qejfi që nuk erdhi në Evropian, ndoshta dikush e ka nxitur të largohet. Më vjen keq për tifozët që e donin në skuadër”.

Më tej, De Biasi ka thënë se mesfushori nga Vushtrria ia kishte konfirmuar atij disa herë në stërvitje se do të qëndronte në kombëtaren shqiptare edhe më tej.

“Kam biseduar me të disa herë në stërvitje dhe ia kam thënë se ai është shumë i rëndësishëm për kualifikueset e botërorit. Edhe ai më ka konfirmuar se do të qëndrojë”, ka thënë De Biasi.

De Biasi në këtë intervistë ka konfirmuar edhe largimin e tretë nga kombëtarja shqiptare e futbollit. Ai ka thënë se edhe Herolind Shala do t’i bashkohet Kosovës. /Insajderi.com