Seria A dënon Igli Taren...

28.11.2017 17:36

De Biasi: Nuk e di çfarë kërkonin më shumë, kam bërë punë të mirë

28.11.2017 17:11
De Biasi: Nuk e di çfarë kërkonin më shumë, kam bërë punë të mirë

Aventura e Gianni De Biasi tek Alaves zgjati vetëm 2 muaj. Drejtuesit e skuadrës spanjolle i quajtën të pamjaftueshëm rezultatet e De Biasit duke e larguar atë.

Megjithatë ish-trajneri i Kombëtares thotë se bëri më të mirën dhe nuk e di se çduhet të bënte më shumë në aq pak kohë.

Për Klan tekniku italian tha: “Nuk e di se çfarë kërkonin më shumë. Jam i bindur se kam bërë një punë të mirë. Gjeta një skuadër që pas gjashtë ndeshjesh ishte pa pikë, kishte bërë 1 gol dhe kishte pësuar dhjetë. Me mua pas 7 ndeshjesh shënoi 7 gola. Fituam një ndeshje kupe në transfertë.

Besoj se përmirësuam shumë gjëra. Skuadra kishte probleme. Unë kur erdha këtu e mora parasysh riskun dhe pranova, sepse doja të futesha edhe një herë në ligën spanjolle”.