De Biasi lë jashtë kombëtares Lenjanin

De Biasi lë jashtë kombëtares Lenjanin

Ermir Lenjani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në grumbullimin e radhës

Mesfushori i Rennesit, Ermir Lenjani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet kundër Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, shkruan Panorama Sport.

Ish anëtari i Nantesit nuk do të grumbullohet nga Giaddi De Biasi për shkak të mos aktivizimit te skuadra e Rennesit.

Drejtuesit e klubit francez nuk janë duke e ftuar Lenjani as në bankën rezervë, derisa në disa ndeshje e kishin dërguar që të luajë me ekipin e dytë.

Lenjani sezonin e kaluar ka luajtur 24 ndeshje me Nantesin, por rikthimi te Rennes si duket i ka kushtuar shtrenjtë.