Gianni De Biasi nuk është zhgënjyer me lojën e futbollistëve të tij në stadiumin e Marsejës, por vetëm me rezultatin.
Në intervistën pas ndeshjes, trajneri italian tha se futbollistët e tij janë shumë të zhgënjyer me një moral shumë të ulët. Ai tregoi se pas ndeshjes ka shkuar në dhomat e zhveshjes për t’i lavdëruar futbollistët.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen e futbollistëve, u paraqitëm mirë. Shkova në dhomat e zhvjeshes për t’ia ngritur moralin atyre pasi bënë një ndeshje të fortë”, tha ai pas ndeshjes.
Shqipëria do të luajë pas katër ditësh me Rumaninë, në të cilën vetëm fitorja i siguron një vend në fazën tjetër. /Insajderi.com