De Biasi ia lë derën hapur Kosovës

De Biasi ia lë derën hapur Kosovës

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, italiani Gianni De Biasi nuk e ka mohuar mundësinë dhe dëshirën për ta drejtuar përfaqësuesen e Kosovës.

Në një intervistë për televizionin Supersport Albania, tekniku italian deklaroi se i njeh zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Besoj se jam trajner i lirë, deri tani s’më ka telefonuar njeri dhe nuk mund të trokas unë dhe t’u them: ‘Po vij.’ Kosova është një federatë e re, i njoh të gjithë, presidentin, zv. presidentin, Bunjakin që po bën punën që po bën, por kanë edhe një skuadër të re me talente nëpër Europë dhe që mund të bëjnë mirë”, ka thënë De Biasi.

De Biasi mori vendim që të largohej nga kombëtarja shqiptare e futbollit, pas fitores së kuqezinjve me rezultat 3-0 ndaj Izraelit. /Insajderi.com