Lallana shpëton Anglinë...

04.09.2016 20:01

De Biasi e konsideron si një finale të Evropianit ndeshjen ndaj Maqedonisë

04.09.2016 20:14

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi e ka konsideruar sfidën ndaj Maqedonisë si një finale të Evropianit.

De Biasi e konsideron si një finale të Evropianit ndeshjen ndaj Maqedonisë

De Biasi ka paralajmëruar futbollistët e tij para ndeshjes të së hënës mbrëma, që të mos e nënvlersojnë kundërshtarin.

“Do ta konsiderojmë ndeshjen me Maqedoninë sikur të jetë finale e Evropianit. Gabojmë nëse nënvlerësojmë Maqedoninë”, ka thënë De Biasi për sfidën e së hënës, njofton Insajderi.

Shqipëria dhe Maqedonia do të përballen të hënën duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin e sapo rinovuar të Shkodrës, ‘Loro Boriçi’. /Insajderi.com