De Biasi e fton në kombëtare talentin kosovar të Skënderbeut

Talenti 21-vjeçar nga Prishtina, Liridon Latifi është ftuar për herë të parë në kombëtaren shqiptare të futbollit.

De Biasi e fton në kombëtare talentin kosovar të Skënderbeut

Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka vendosur që ta ftojë në përfaqësuesen shqiptare sulmuesin e Skënderbeut, pas paraqitjeve të mira në këtë fillim stinori, raporton Gazeta Online Insajderi.

Ftesën për ish-futbollistin e 2 Korrikut dhe Prishtinës e ka konfirmuar trajneri i tij tek Skënderbeu, Andrea Agostinelli, i cili tha për Supersport se “Latifi ka marrë ftesë për ndeshjet që Shqipëria i zhvillon javën e ardhshme ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës”.

Latifi deri më tani ka luajtur me Shqipërinë U-21, ndërsa nëse zhvillon ndeshje zyrtare me Shqipërinë atëherë do ta ketë të pamundur përfaqësimin e përfaqësueses së Kosovës. /Insajderi.com