Daut Haradinaj kërcënon me luftë “nëse Ramushi ekstradohet në Serbi”

Daut Haradinaj kërcënon me luftë “nëse Ramushi ekstradohet në Serbi”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërcënuar edhe me luftë nëse i vëllai i tij, Ramush Haradinaj, do të ekstradohet nga Franca për në Serbi.

Madje, ai thotë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë.

Haradinaj është pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse ekstradohet Ramushi në Serbi ai ka thënë se do të bëhet luftë.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka thënë ai.

Por pavarësisht kësaj, Haradinaj është shprehur i bindur se Ish-kryeministri i Kosovës, do të lirohet.

“Mundësia për ekstradim është e mundur po unë kam thënë dhe po e them që muaji prill është muaji i Ramushut ku aj edhe do të lirohet”, ka thënë ai në Info Box në RTV D.

Haradinaj ka thënë se më së shumti i frikësohet lotimit të Serbisë pasi siç thotë ai Serbia e donë kokën e Ramush Haradinajt.

“Unë i frikësohem lobimit Serbë pasi Serbia e donë kokën e tij, por unë besoj se shteti franceze do të jep vendimin drejtë, sepse Ministria e Drejtësisë franceze do të jetë ajo që do të vendos në fund”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj është arrestuar me 4 janar në Colmar të Francës me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, ndërsa vendimi për të do të merret me 27 prill./Insajderi.com