Daut Haradinaj sfidon kryeministrin Mustafa për Deçanin

Daut Haradinaj sfidon kryeministrin Mustafa për Deçanin

Kandidati i AAK-së për Kryetar të Deçanit i ka kërkuar Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, të garojnë bashkë për të parë se kush do ta fitojë udhëheqjen e komunës.

Isa Mustafa sot gjatë ditës u shpreh i sigurte se LDK- ja do të i rikthehet të qeverisë me Komunën e Deçanit, komunë kjo që udhëhiqet nga AAK-ja që nga viti 2002.

Haradinaj ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Mustafës, duke thënë se qytetarët me votën e tyre do të dëshmojnë për qeverisjen e ardhshme.

“Kryetari i Qeverisë ka të drejtë të thotë çka të dojë. Mirë do të ishte që vet ai të kandidojë në këtë Komunë. Se kush do e udhëheq Deçanin janë qytetarët me votën e tyre që do e dëshmojnë në zgjedhjet që po vijnë shpejtë”, ka thënë Haradinaj për Express.

Ndërkaq i pyetur nëse AAK-ja ndihet e rrezikuar nga LDK se ky subjekt do të mund ta fitojë Komunën e Deçanit, Haradinaj tha se beson që subjekti të cilit i takon do të dal triumfuese në nivel Kosove.

Mustafa në fjalimin  tij të bërë sot, u shpreh se partitë tjera janë duke u frikësuar nga LDK prandaj po kërkojnë zgjedhje të reja në nivel qendror.

Aktualisht kryetar komune në Deçan është Rasim Selmanaj i AAK-së. AAK udhëheq Komunën e Obiliqit dhe atë të Deçanit.