Daut Haradinaj kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit

Daut Haradinaj kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit

Rasim Selmanaj ka fituar disa palë zgjedhje në komunën e Deçanit duke kandiduar si kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por në zgjedhjet e këtij viti, për postin e të parit në komunën me votues tradicional të AAK-së do të kandidojë vëllai i liderit të partisë, deputeti Daut Haradinaj.

“Po do të kandidoj për kryetar të Komunës”, tha Haradinaj në emisionin “Komiteti Qendror” në TV Dukagjini.

Deputeti tha se ka vendosur që të shkojë në Deçan me bindjen se mund të ndihmojë në zhvillimin e komunës së vogël  të cilën AAK-ja e ka bastion politik.

Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës së ka lënë anash rajonin e Dukagjinit, pjesë e së cilës është edhe qyteza e Deçanit, pasi që shumica e fondeve qeveritare për investime janë ndarë “në baza elektorale”./Insajderi.com