Daut Haradinaj ende e ruan revolen e vëllezërve – thotë se do t’ia dhurojë Muzeut të Kosovës

28.11.2017 21:42
Daut Haradinaj ende e ruan revolen e vëllezërve – thotë se do t’ia dhurojë Muzeut të Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj i cili së bashku me Rexhep Selimin dhe Mujë Krasniqin kishin dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së më 28 nëntor 1997, ka treguar se çfarë ruan ende nga ajo kohë.

Haradinaj në “Debat D” në RTV Dukagjini, ka treguar se ende e ruan revolen të cilën e kanë përdorur edhe të dy vëllezërit e tij Luani dhe Shkëlzeni, transmeton Telegrafi.

“Unë e ruaj pistoletën, për shkak se atë e ka përdorur Luani fillimisht e pas tij Shkëlzeni. Besoj se kur të përmirësohen kushtet në Kosovë ajo do të jetë një dhuratë për Muzeun e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se lloji i kësaj revole është “Magnum 357 Eagle”, dhe që sipas tij ishte revolja më e mirë e asaj kohe.