Dasmorja gjendet e vdekur në oborrin e restorantit, pasi dyshohet se u helmua

Dasmorja gjendet e vdekur në oborrin e restorantit, pasi dyshohet se u helmua

Një 32 vjeçare është gjetur e pajetë në parkingun e një restoranti teksa ishte e ftuar në një dasmë familjare.

Jozefina Çefaj është 32 vjeçarja e cila doli jashtë lokalit për të marrë ajër, por u gjet nga të afërmit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Edhe pse mori ndihmën e parë ajo nuk mundi të mbijetojë.

Sipas familjarëve, ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje, ndërsa dyshohet për helmimi nga ushqimi.

“Me date 31.05.2018 në orën 20.35 jemi njoftuar se në fshatin Melgushë, Shkoder jashtë një lokali, ka vdekur shtetasja Gj. Ç. 32 vjeçe banuese në “Ndoc Mazi” Shkoder.

Nga informacionet paraprake të marra nga familjarët mësohet se pasi ka pas probleme shëndetësore ka dalë jashtë lokalit dhe në pritje të ambulancës ka ndërruar jetë, e cila është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor dhe nga mjeku-ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njoftoi policia e Shkodrës.