Dasma kthehet në dëshpërim, 50 dasmorë përfundojnë në spital

Dasma kthehet në dëshpërim, 50 dasmorë përfundojnë në spital

Rreth 50 dasmorë janë paraqitur në spitalin e Durrësit me shenja helmimi. Ngjarja është shënuar dy ditë më parë por është mësuar vetëm sot.

Sipas informacioneve të para këta persona kanë qenë në një dasëm që është zhvilluar në Shijak.

Gazetari i Ora News informon se 38 prej tyre kanë marrë shërbimin e duhur mjekësor dhe janë larguar ndërsa 12 të tjerë janë shtruar në spital.

Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik kanë shkuar në lokalin ku është mbajtur dasma për të sekuestruar kampionë të ushqimit si dhe po hetohet mbi higjienën e këtij lokali.