Dasma e të miturve nën hetime

Martesa e F. Sh nga fshati Ngucat i komunës së Malishevës dhe Z. K. nga fshati Javor i Suharekës, të cilët janë 15-vjeçar, mund të fusin në “telashe” prindërit e tyre. Kryeprokuroria e Gjakovës ka bërë të ditur se do ta hetojë këtë rast.

Dasma e të miturve nën hetime

Prindërit e dy fëmijëve 15-vjeçar kanë bërë vepër të kundërligjshme, pasi sipas ligjit, prindi i cili lejon fëmijët e moshës 14 deri në 16 vjeç të bashkëjetoj me personin tjetër, dënohet me burgim nga 5 deri në 20 vjet.

Për ketë të martën Qendra për Punë Sociale në ketë komunë ka filluar të merret me rastin, njëkohësisht edhe Prokuroria në Gjakovë.

Kryeprokurori i Kryeprokurorisë së Gjakovës, Ali Selimaj ka konfirmuar se dy fëmijët do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe do të mbikëqyren nga punëtorët social komunal, raporton Klankosova.tv.

I kontaktuar përmes telefonit, kryeprokurori Ali Selimaj ka thënë se tashmë është konfirmuar se të rinjtë i përkasin moshës 15 vjeçe dhe të nesërmen do të dalin me një raport mbi hapat që do ndërmarrën. /Insajderi.com