Dasma e Lionel Messit që u shndërrua në fatkeqësi për Barcelonën

Dasma e Lionel Messit që u shndërrua në fatkeqësi për Barcelonën

Neymar dhe Dani Alves e morën vendimin për t’u transferuar të dy tek skuadra e Paris Saint-Germain në dasmën e Lionel Messit në muajin korrik, raporton sot gazeta spanjolle Marca.

Sulmuesi brazilian qëndroi së bashku me Dani Alvesin në dasmë para se të niseshin drejt festivalit Goiania në Brazil, por siç shkruan Marca, Neymar e mori vendimin për t’u larguar nga Barcelona pikërisht në dasmën e Lionel Messit.

Plani fillestar i Neymarit ishte që të luante edhe një tjetër sezon në Barça dhe pastaj të vendoste nëse do të qëndronte apo të largohej.

Në dasmë, të dy lojtarët morën vendimin për të ardhmen e tyre. Kështu, dasma e Lionel Messit u shndërrua në një fatkeqësi për skuadrën e Barcelonës, e cila humbi njërin nga futbollistët më të talentuar të botës. /Insajderi.com