Dashuria e fshehtë e Marilyn Monroe dhe John F. Kennedy

11.11.2017 13:14
Dashuria e fshehtë e Marilyn Monroe dhe John F. Kennedy

Me 19 maj të vitit 1962, në një ceremoni për mbledhje fondesh dhe për të festuar ditëlindjen e presidentit J.F.Kennedy, Marilyn Monroe nisi të kercente në skenën e “Madison Square Garden”, e veshur me një fustan të shtrënguar lëkure, të rrethuar nga diamante të rremë.
Ajo e uroi presidentin me zë të lartë, të zjarrtë, gati gati si fëmijë, duke thënë: “Gëzuar ditëlindjen Zoti President!”.

Nëse publiku nuk do ta dinte, që seks simboli i Hollivudit dhe personi kryesor i Amerikës ishin dashnorë të fshehtë, performanca seksi e Monroe-s do t’i bënte të dy, të dyshuarit kryesorë për dekada të tëra.
Ishte marrëdhënie e fshehtë, që kishte kohë që imagjinohej nga njerëzit; ata ishin dy nga figurat më të famshme (dhe më atraktive) në botë, në atë kohë, dhe thashethemet për çështjet jashtëmartesore të presidentit u përhapën kudo.

Por, kur bie fjala te romanca e supozuar Monroe-Kennedy, shtrohet pyetja: sa e vërtetë ishte kjo marrëdhënie pas gjithë atyre thashethemeve? Sipas burimeve të shumta, duke përfshirë historianin Donald Spoto, autor i librit të vitit 1993 “Marilyn Monroe: The Biography.”, ku ai dëshmoi për marrëdhënien e tyre.
Sipas llogarive të njerëzve, ka vetëm disa momente gjatë gjithë jetës së tyre, që Kennedy dhe Monroe mund të jenë takuar me njëri-tjetrin.

marilyn monroe kennedy

Në prill të 1957, si Monroe dhe Kennedy thuhet se morën pjesë në “Paris Ball” në “Waldorf-Astoria Hotel” në New York City, por nuk u takuan bashkë.

Në fund të fundit, ata ishin me bashkëshortët e tyre përkatës (Monroe me dramaturgun Arthur Miller dhe Kennedy – atëherë senatori i Massachusetts – me Jacqueline) dhe kishte më shumë se 1.000 njerëz të pranishëm.

Katër vjet më vonë, në vitin 1961, aktorja dhe presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara thuhej se kishin qenë të dy në një darkë të organizuar në shtëpinë e aktorit Peter Lawford, në Santa Monica. Aty ishin të pranishëm gruaja e Laëford, që ishte motra e Presidentit, Patricia Kennedy Laëford, si dhe rastisi të ishte edhe një mik i ngushtë i aktores. Por, nuk mund të konfirmohet, nëse Monroe ishte gjithashtu e pranishme.

Nata më e besueshme për një çështje të tillë do të ishte 24 Mars 1962, ku shumë historianë bien dakord për këtë natë. Të dy, Monroe dhe Kennedy, mendohet të kenë qenë në një party në shtëpi, në “Bing Crosby’s Palm Springs”, në Kaliforni.

Në librin “Marilyn Monroe: The Biography”, autori Donald Spoto, citon shokun e ngushtë të aktores, që ishte masazhier, Ralph Roberts, i cili pretendon se gjatë telefonatës me Monroe atë fundjavë, ai dëgjoi zërin e Kennedy-t. Monroe kishte telefonuar për të kërkuar këshilla profesionale për masazhet- Kennedy duket se kishte probleme me shpinën – dhe ai me sa duket, ka folur vetë me Robertin.

– “Marilyn më tha, se kjo natë në mars ishte i vetmi moment i ‘lidhjes së saj’ me Kennedy-n,” – ka treguar Roberti. “Një numër i madh njerëzish menduan, se pas asaj fundjave, kishte më shumë për të treguar. Por, Marilyn më dha përshtypjen, se nuk ishte një ngjarje e rëndësishme për secilin prej tyre: ndodhi një herë, atë fundjavë, dhe kjo ishte e gjitha”.

Aktorja Susan Strasberg, vajza e Lee Strasberg dhe mikeshë e ngushtë e Monroes, e konfirmoi këtë histori në “Memorian e saj të papublikuar”.

“Ishte mirë të flisja me një president karizmatik,” – tha Susan, – “dhe Marilyn e donte fshehtësinë dhe dramaticitetin që jepte ajo lidhje, por Kennedy nuk ishte njeriu me të cilin donte ta kalonte jetën dhe ajo e bëri shumë të qartë që në fillim.”

2EC8498E00000578 3332980 Frank Sinatra and Marilyn Monroe center cuddle up while having d a 1 1448547428607
Nëse ata ishin me të vërtetë së bashku në shtëpinë “Bing Crosby”, është e mundur që Kennedy i kërkoi Monroe-s të këndonte në ditëlindjen e tij atë natë.

Festa, me ditëlindjen e presidentit dhe mbledhjen e fondeve ishte nata e fundit, që mbahet mend kur Kennedy dhe Monroe mund të kenë qëlluar bashkë në të njëjtin vend.

“Faleminderit, Z. President / Për të gjitha gjërat që keni bërë / Betejat që keni fituar / Mënyra se si merreni me Amerikën / Dhe problemet tona të shumta / Ne ju falënderojmë aq shumë”.

Kur Kennedy doli në skenë për ta falënderuar, ai tha: “Tani mund të tërhiqem nga politika, pasi kam dëgjuar një “Happy Birthday” të kënduar vetëm për mua, në një mënyrë kaq të ëmbël dhe të mahnitshme”.

Pas ngjarjes, fotografja e Shtëpisë së Bardhë, Cecil Stoughton, shkrepi fotografinë e vetme ekzistuese të të dyve bashkë – në një grup njerëzish në festë, që u mbajt në shtëpinë e regjisorit të filmit Arthur Krim./Dritare.net