“Dardanët” të pakënaqur me trajtimin në Shkodër, u kërkojnë institucioneve stadium

“Dardanët” të pakënaqur me trajtimin në Shkodër, u kërkojnë institucioneve stadium

Përmes një reagimi në rrjete sociale, tifozët e kosovarë ‘Dardanët’, i kanë kërkuar shtetit t’ua ndërtojë më në fund një stadium ku mund të ndjekin Përfaqësuesen, pasi të premten në Shkodër nuk ua lejuan as të shfaqnin banderolën që vetëm e pohon ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Dje, kundër Islandës Policia e Shqipërisë nuk u tregua korrekte me ne nuk kishte asgjë që bie ndesh me ligjet e FIFA/UEFA. Në koreografi shkruhej që KOSOVA është KOSOVË dhe nuk na u lejua ta fusim brenda”, thuhet në reagimin zyrtar të këtij grupi të tifozëve.

kërkesa e Dardanëve erdhi një ditë pas lojës Kosovë-Islandë e cila përfundoi me rezultat 1:2.