Dardan Sejdiu padit Ganimete Musliun dhe këshilltarin e Presidentit

Dardan Sejdiu padit Ganimete Musliun dhe këshilltarin e Presidentit

Deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka dorëzuar më parë padi për shpifje, kundër deputetes nga PDK, Ganimete Musliu dhe këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Abelard Tahiri.

“Në vend të vajit për humbjen e 11 qershorit, kanë zgjedhur shpifjet. Për t’i ekuilibruar pazaret e shefave të tyre me pasardhësit e Millosheviqit, shpifin ndaj nesh. Kjo vetëm e vetëm që qytetarët të mendojnë se të gjithë jemi njësoj”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

“Ama, qytetarët këtyre ua dhanë përgjigjen më 11 qershor. E unë personalisht, sot. Në fotografi gjeni paditë ndaj tyre, si dhe vendimet përmes të cilave nëna ime së pari është suspenduar, e pas 2 muajsh është përjashtuar nga puna në vitin 1990 dhe asnjëherë deri pas lufte nuk ka punuar si gjyqtare”, ka përfunduar ai.

Sejdiu ka thënë se dëmshpërblimi nga kjo padi do të i dhurohet shoqatës së pensionistëve dhe atyre që u larguan nga puna gjatë regjimit të Millosheviqit.

“Dëmshpërblimin nga kjo padi do t’ia dhuroj shoqatës së pensionistëve, shumica e të cilëve përjetuan përjashtimin nga puna gjatë regjimit të Millosheviqt në vitet e 90-ta”, ka shtuar Sejdiu./Insajderi.com