“Roli i moderuar dhe flirti i Dardan Molliqajt për të ardhmen”

“Roli i moderuar dhe flirti i Dardan Molliqajt për të ardhmen”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar të dorëhequrit e Vetëvendosjes të cilët sot edhe zyrtarisht janë ndarë në Vetëvendosja në Kuvendin e Kosovës, duke krijuar një Grupin Parlamentar të Deputetëve të Pavarur.

Aliu mes të tjerash ka thënë se të dorëhequrit i kanë shkaktuar dëme VV-së por që sipas tij këto dëmë janë të riparueshme. Mes tjerash ai ka thënë se Molliqaj po luan rolin e të moderuarit, të cilin e njohim të gjithë.

“Përpjekja që të distancohet nga Lëvizja në pozitën e moderuarit, shembull e ke pas Dardan Molliqaj në rolin e moderuar, kush Dardan Molliqaj që e njohim të gjithë. Tash kur Dardan Molliqaj dëshiron me dal i moderuar çka është kjo, kjo është një lloj ‘flirti’ për të ardhmen. Flirt me të gjithë faktorët e tjerë”, ka thënë Aliu në Click të RTV21./Insajderi.com