“Dardan, këtë mësim e ke marrë në Vetëvendosje” – përgjigjja e Konjufcës

“Dardan, këtë mësim e ke marrë në Vetëvendosje” – përgjigjja e Konjufcës

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ia ka dhënë një përgjigje deputetit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, duke i thënë se mësimin se çfarë është Lista Serbe e ka marrë pikërisht sa ka qenë pjesë e Vetëvendosjes.

“Dardan Molliqaj u nxeh fort për me m’i ba do pyetje, dhe unë e kam kënaqësinë me ia dhanë do përgjigje”, e nisi fjalimi i tij si përgjigje ndaj Molliqajt.

Ai ka thënë se Lista Serbe është krijesë e Beogradit e cila i merr urdhrat atje dhe i zbaton në Kosovë.

“Lista Serbe është krijesë e Beogradit, e Serbisë dhe nuk dallon kurrgjë nga politikat e Aleksandar Vuçiqit, veç i merr urdhrat në Serbi dhe vjen i zbaton në Kosovë. Këtë mësim Dardan e ke mësu në Lëvizjen Vetëvendosje, këtë doktrinë, këtë koncept çka është Lista Serbe”, ka thënë Konjufca./Insajderi.com