Dardan Berisha largohet nga Prishtina, transferohet te klubi i njohur çek

Dardan Berisha largohet nga Prishtina, transferohet te klubi i njohur çek

Superylli i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, është larguar nga Sigal Prishtina. Basketbollisti më i madh shqiptar edhe zyrtarisht është pjesë e klubit nga Çekia, Nymburk.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi çek me anë të një komunikate.

CEZ Nymburk është klub i cili merr pjesë në Ligën e Kampionëve dhe pas gjashtë ndeshjeve është në vendin e katërt të kësaj gare me tri fitore dhe tri humbje.

Berisha dështoi të kualifikohej me Sigal Prishtinën në Ligën e Kampionëve dhe në Europe Cup është pranë eliminimit, e duket se ai nuk priti as ndeshjen ndaj Demir Insaat.

Nymburk është qytet në pjesën qendrore të Çekisë. Klubi i basketbollit i këtij qyteti është prej më të vjetërve dhe ka traditë të jashtëzakonshme në këtë sport.