Danimarka blenë dokumente të ‘Panama Papers’

Danimarka është bërë vendi i parë në botë që do të blejë dokumente që janë pjesë e “rrjedhjes” së të dhënave nga Panama Papers.

Danimarka blenë dokumente të ‘Panama Papers’

Me këto të dhëna, Danimarka planifikon që të vërtetoj nëse 500 apo 600 danezë – të cilët përmenden në këtë skandal – kanë bërë evazion fiskal, shkruan The Guardian.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Ministri i Taksave, Karsten Lauritzen, i cili ka treguar se një burim i paidentifikuar deri më tani i ka ofruar këto dokumente tek qeveria daneze.

Ky burim ka dërguar fillimisht disa dokumente të cilat i ka shqyrtuar qeveria.  Pasi që kanë konkluduar se janë të vërteta, qeveria ka negociuar në mënyrë sekrete me burimin.

“Gjithcka sugjeron qe kemi informata të dobishme.  Ne i kemi borxh taksapaguesve danezë këtë hetim,” ka thënë ministri.

Panama Papers, që u publikuan në prill, ka qenë “rrjedha” më e madhe e informacion në histori të gazetarisë./Insajderi.com