Daniel Craig pritet ta vazhdojë rolin e James Blondit 007

Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme se kush mund të zëvendësojë agjentin 007, kompania filmike Sony ka bërë përpjekje që ta mbajë Daniel Craig edhe për një seri të ardhshëm të filmave.

Daniel Craig pritet ta vazhdojë rolin e James Blondit 007

Kishte pretendime se aktori i cili luan agjentin 007 do të zëvendësohej pasi që i kishte kaluar kontrata, disa nga aktorët të cilët u propozuan që ta zëvendësonin agjentin ishin e Idris Elba, Tom Hiddleston dhe Aidan Turner. Por siç njofton gazeta britanike “The Guardian”, kandidati i cili do ta marrë këtë rol është Daniel Craig.

Craig është  48 vjeçar, i cili ka luajtur tashmë në katër filma, ku ka qenë skeptik në lidhje me kthimin e tij në rolin e agjentit.

Sony njofton se me çdo kusht dëshiron që ta mbajë aktorin të paktën edhe në dy filma të mëtejshëm, duke ofruar 150 milionë dollarë për aktorin./Insajderi.com