Dani Alves: Barcelona nuk tregoi respekt ndaj meje

Dani Alves: Barcelona nuk tregoi respekt ndaj meje

Dani Alves ish mbrojtësi i Barcelonës ka shpërthyer ndaj drejtuesve të ish-skuadrës së tij, të cilët i bën përgjegjës për largimin e tij nga blaugranat në fundit të sezonit të kaluar.

33-vjetari theksoi në një intervistë për mediat spanjolle se nuk mund të qëndronte më shumë te kampionët në fuqi të La Ligas, përderisa nuk  ndiente mbështetjen e klubit.

“Më pëlqen kur njerëzit më duan, por kurrsesi nuk mund të qëndroj në një ambient ku nuk më duan. Gjatë tre sezoneve të fundit te Barcelona, flitej gjithmonë për një largim timin të mundshëm, por asnjë nga drejtuesit nuk erdhi dhe të ma thoshte në sy. Nuk treguan respekt ndaj meje, por u sollën pa respekt dhe mirënjohje”, ka thënë mbrojtësi Brazilian.

Sigurisht që nuk mund të mungonin pyetjet për aventurën e tij te Juventusim ku është aktivizuar në vetëm 11 ndeshje të Serisë A, transmeton SS.

Ndërkohë Alves ka fjalë të mira për skuadren e tij aktuale Juventusin.

“Juventusi ka një skuadër të aftë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Por në Itali janë shumë suopersticiozë, kështu që më mirë të flasësh me zë të ulët për këtë temë”, ka thënë Alves./Insajderi.com