Dallimi mes Thaçit dhe liderëve evropianë në Samitin e Sofjes

Dallimi mes Thaçit dhe liderëve evropianë në Samitin e Sofjes

Në kohën kur pritej të niste Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, liderët e shumë shteteve po shkonin në objektin ku do të mbahej takimi.

Aty u panë shumë personalitete dhe liderë evropian. Aty ishte edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Një dallim që është vërejtur aty te hyrja e objektit, ishte mënyra se si shkonin liderët aty.

Derisa kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e njohur si “Zonja e Hekurt”, Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, po ecnin këmbë përgjatë parkut për të arritur te objekti, këtë nuk e bëri edhe presidenti Thaçi.

Me eskortën zyrtari presidenti Thaçi arriti deri të hyrja e objektit.

Për më tepër, më herët ka filluar Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimorë. Nikoqiri i këtij Samiti, kryeministri bullgar Borissov, ka mbajtur fjalim, derisa tani është duke folur presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.

Para fillimit të këtij Samiti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar Komisionari i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, i cili në mëngjes ka theksuar se është optimist se do të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Samiti ende po vazhdon./Insajderi.com