“Dallime në qëndrime thonë se nuk ka vetëm në varreza”

“Dallime në qëndrime thonë se nuk ka vetëm në varreza”

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje Hydajet Hyseni ka mohuar përçarjet brenda subjektit, pas përfundimit të mbledhjes së këshillit që u mbajt sot në Prishtinë.

Para gazetarëve, Hyseni përdori një proverb për të shpjeguar se në Lëvizjen Vetëvendosje ka vetëm dallime mes anëtarëve, por jo përçarje.

“Mospajtime ende nuk mund të quhen çarje, kurse dallime në qëndrime thonë se nuk ka vetëm në varreza. Njerëzit e gjallë gjithmonë kanë dallime dhe i kalojnë ato në debate, në mënyrë demokratike”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e bashkuar dhe e unifikuar.

Lëvizja Vetëvendosje shpalli sot zgjedhjet e brendshme për kryetar të partisë, të cilat pritet të mbahen në muajin shkurt. /Insajderi.com