Dalin pamjet që tregojnë se si u sollën mes vete Thaçi-Vuçiq

31.08.2017 13:03
Dalin pamjet që tregojnë se si u sollën mes vete Thaçi-Vuçiq

Më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, është zhvilluar sot takimi në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Faqja e Bashkimit Evropian ka lëshuar pamjet e takimit që u zhvilluar në mes tyre në Bruksel, takim ky për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Pas këtij takimi Presidenti Thaçi ka thënë se me Serbinë duhet të vazhdojë dialogu dhe të përfundojë sa më shpejtë me njohjen reciproke mes vendeve.