Janë publikuar tashmë pamjet e vrasjes së dyfishtë që tronditi këtë të premte Tiranën, ku një 31 vjeçar vrau me armë zjarri të dashurën e tij 19 vjeçare, Xhuljeta Çuni e m" />

Dalin pamjet e vrasjes së dyfisht në Tiranë (Kujdes pamje të rënda)

Dalin pamjet e vrasjes së dyfisht në Tiranë (Kujdes pamje të rënda)

Janë publikuar tashmë pamjet e vrasjes së dyfishtë që tronditi këtë të premte Tiranën, ku një 31 vjeçar vrau me armë zjarri të dashurën e tij 19 vjeçare, Xhuljeta Çuni e më pas qëlloi mbi veten.

Tiranapost ka publikuar dy foto të shkrepura nga një dëshmitar okular i ngjarjes.

19 vjeçarja qëndron e shtrirë dhe e pajetë në tokë, ndërsa disa metra më tutje, Xhafer Mataj është përtokë, ndërsa koka e tij është e mbuluar nga një pellg gjaku, i shkaktuar nga plumbi që i riu i dha vetes fill pas vrasjes së 19 vjeçares.

Dëshmitari që ka bërë fotot është shprehur për Tiranapost se 31 vjeçari ka zbritur nga makina e tij ndërsa e reja po priste buzë rrugës në zonën e Don Boskos në Tiranë. Sipas dëshmitarit, Xhuljana i ka zgjatur dorën për ta takuar, kurse Xhafer Mataj i ka drejtuar pistoletën dhe ka qëlluar. Më tutje 31 vjeçari ka kaluar rrugën në këmbë në një lulishte aty pranë dhe ka qëlluar veten në kokë.

Vdekja për 19 vjeçaren ka qenë e menjëhershme, ndërsa për 31 vjeçarin ka zgjatur disa orë pasi ky i fundit u transportua i gjallë në spitalin e Traumës, ku dhe pas rreth dy orësh gjeti vdekjen.

Xhafer Mata kishte një lidhje dashurore me Xhuljeta Çunin prej disa kohësh. Madje 31 vjeçari kishte lënë bashkëshorten e tij. Çifti kishte dhe një fëmijë 1 vjeçar për të cilin kujdesej vetë 31 vjeçari Xhafer Mata.

Më poshtë fotot e publikuara nga Tiranapost. KUJDES! Fotot tregojnë pamje të rënda!