Daka e dërgon në kushtetuese Enver Pecin   

16.03.2017 12:08
Daka e dërgon në kushtetuese Enver Pecin    

Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së kryetarit të sapozgjedhur të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Daka ka bërë të ditur dorëzimin e kërkesës, duke thënë se me zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme se është bërë shkelje me kushtetutën.

“Unë sapo dorëzova kërkesën, është bërë shkelje me kushtetutën”, ka thënë Daka.

Daka ka thënë se këshilli gjatë numërimit të votave ka numëruar edhe abstenimet duke i mohuar asaj fitoren.

“Këshilli gjatë numërimit të votave ka numëruar edhe abstenimet, abstenimet nuk numërohen. Unë kam qenë fituese. Kërkesën e kemi dërguar me masë të përkohshme. Unë i kam pas pesë vota pro dhe kam pas shumicën absolute të votave”, ka thënë Daka./Insajderi.com