Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vend, Valdete Daka, ka treguar se është gjithçka gati për mbajtën e zgjedhjeve ditën e nesërme.
Daka na një intervistë për DË ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe nesër janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Po tashmë jemi vetëm pak orë para fillimit të ditës së zgjedhjeve ne i kemi përgatitur të gjitha ashtu siç ka qenë e paraparë”, ka thënë ajo, përcjell Insajderi.
Daka pret që nga këto zgjedhje të mos ketë problem me listat, ajo ka thënë se janë larguar rreth mijë persona nga këto lista të cilët kanë vdekur ose kanë humbur nënshtetësinë e kosovare.
“Po ne kemi arriturat të i heqim rreth 70 mijë persona të vdekur dhe ata të cilët e kanë humbur shtetasin. Pra diku rreth 70 mijë në total”, ka thënë ajo.
Daka ka thënë se përgatitjet për zgjedhje janë bërë edhe në veri të vendit, ndërsa ka pranuar për gjendjen e tensionuar mes partive serbe.
“Edhe në veri të Mitrovicës është organizuar dhe është gjithçka në rregull ka pasur tensione në mes të partive serbe në atë pjesë por besoj që nuk do ta prishin ditën e zgjedhjeve dhe gjithçka do të shkojë në rregull. Kemi vëzhgues të mjaftueshëm komisionar dhe normalisht që manipulimi i votave në ditën e zgjedhjeve nuk varet nga ne por nga partitë politik”, ka thënë ajo.
Daka ka njoftuar se rezultatet preliminar do të dihet në orët e vona të ditës së nesërme ndërsa, rezultatet do të tregohen edhe online menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve./Insajderi.com