Daily Mail raporton se Rita Ora festoi 10 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës

Daily Mail raporton se Rita Ora festoi 10 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila pati një koncert madhështor mbrëmë në Prishtinë, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një nga mediat më të famshme botërore nuk e dita prejardhjen e Rita Orës.

Mediumi britanik, “Daily Mail”, gjatë ditës së djeshme raportuan se, Rita Ora po feston 10 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.

“Rita Ora feston 10 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës”, ishte titulli i “Daily Mail”.

Ndërsa brenda tekstit kjo gazetë shkruante se “Ukraina shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008. Festimet zgjatën për dy ditë. Këngëtarja e famshme, Rita Ora, u bashkua me festimet”, raporton Insajderi.