Ministri i jashtëm serb, ka thënë se shteti mund ta arrestojë Musliun, por këtë nuk do ta bëjnë pasi kjo do të mund të shkaktonte probleme tjera.
“Kryeministri Vuçiq thekson se përgjigjet e Musliut shkaktojnë dëme shtesë. Por ne nuk do të reagojmë, nuk është reflektim i dobësisë tonë, por fuqi dhe dituri për ta kontrolluar situatën”, ka thënë Daçiq.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Jonuz Musliu kishte deklaruar ditë më parë se kryeministri i tij është Edi Rama e jo Vuçiq.
“Për fjalët që i ka thënë Musliu, në çdo vend do të ftohej për dëshmi nga prokurori”, kështu ka deklaruar ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.