Kryediplomati serb Ivica Daçiq është takuar të hënën me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot në një takim me homologun e tij grek Nikos Kotzias, se “serbët dhe grekët janë miq dhe vëllezër”.
“Dy vende të shenjta që çdo serb duhet t’i shoh në territorin e Greqisë janë (manastiri) Hilandari dhe Korfuzi – ishulli i Vidos”, tha Daçiç.
“Kjo tregon se sa jemi të lidhur, është detyrim i politikanëve të ndjekin këtë lidhje që ekziston mes dy kombeve tona”, tha ministri serb.
Serbia dhe Greqia, tha Daçiç, duhet të mbështesin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.
“Serbia është mbështetëse e integritetit territorial të Qipros dhe ne jemi mirënjohës ndaj Qipros dhe Greqisë për mbështetjen që u japin integritetit territorial të Serbisë, për qëndrimin e tyre kur është fjala për Kosovën dhe Metohinë”, tha ministri. /Insajderi.com