Daçiq thotë se kritikuesit e idesë së tij e duan “Kosovën të shqiptarëve”

01.08.2017 23:16
Daçiq thotë se kritikuesit e idesë së tij e duan “Kosovën të shqiptarëve”

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë dhe lider i Partisë Socialiste Serbe (SPS), Ivica Daçiq, u është përgjigjur kritikuesve të propozimit të tij për caktim kufijsh, si mënyrë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, duke thënë se ata në të vërtetë dëshirojnë t’ua dorëzojnë shqiptarëve tërë Kosovën.

“E kam thënë qartë propozimin tim që të përkufizohet çka është serbe dhe çka është shqiptare, sepse kjo është në interes edhe të serbëve edhe të shqiptarëve. Dhe kjo është zgjidhja e vetme e mundshme e përhershme, kurse sulmet histerike ndaj meje për këtë propozim tregojnë se me çfarë hipokritësh kemi të bëjmë”, ka thënë Daçiqi për “Tanjug”.

Ai vlerëson se kritikuesit e tij në të vërtetë dëshirojnë ta dorëzojnë tërë Kosovën, sepse “kështu ata e shohin dialogun e brendshëm”.

“Serbia asnjëherë nuk do të pranojë pavarësinë e shpallur njëanshëm, ajo dëshiron dialog për një zgjidhje të përhershme. Për këtë arsye tentimet për të mbytur të vetmen zgjidhje të përhershme që është në interes edhe të serbëve edhe të shqiptarëve janë të mjera. Këtë zgjidhje e pranojnë edhe serbët edhe shqiptarët”, shton Daçiqi.

“Nëse Holanda dhe Belgjika mund të shkëmbejnë territore, nëse mund të bëjnë këtë India dhe Bangladeshi, përse të mos munden edhe serbët e shqiptarët, nëse kjo zgjidhje garanton paqe në këtë shekull”, pyet Daçiqi.

“E gjithë bota, për fat të keq, është marrë me serbët e shqiptarët, e ndoshta edhe unë e kam këtë të drejtë”, thekson ai.

Daçiq thotë se kompromis është “vetëm ajo marrëveshje në të cilën të gjithë nga një grimë për diçka që nuk e duan”.

“Përveç nëse kritikuesit e mi nuk mendojnë se serbët duhet të humbin gjithçka”, shton ai, ndërsa thekson se atëherë kjo do të quhej marrëveshje.

“Është e mjerë që dikush mendon se të jesh modern, liberal apo pro-evropian nënkupton medoemos të jesh anti-serb”, ka përfunduar ministri serb./koha.net