Daçiq: Shqiptarët që po luftojnë sot për ISIS-in, dje luftonin për UÇK-në

03.09.2016 21:12

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shumë ekstremistë që vinë nga Kosova e tani luftojnë në Lindjen të Mesme, janë të njëjtit që dikur luftonin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Daçiq: Shqiptarët që po luftojnë sot për ISIS-in, dje luftonin për UÇK-në

“Serbia ka paralajmëruar për vite me radhë, shpesh pa sukses, rritjen e ekstremizmit islamik dhe radikalizmit në Ballkanin Perëndimor. Shumë ekstremistë, të cilët tani janë duke luftuar në fushëbetejat e Lindjes së Mesme, janë të njëjtit që i ishin bashkuar të ashtuquajturës UÇK gjatë konfliktit në Kosovë”, ka thënë Daçiq, derisa po merr pjesë në një takim joformal të ministrave të jashtëm të disa shteteve të BE-së dhe shteteve kandidate në Bratislavë të Sllovakisë, njofton Klan Kosova.

Daçiq ka shtuar se janë më shumë se 300 luftëtarë nga Kosova pjesëtarë të grupeve ekstremiste dhe sipas tij, “shumë njerëz kanë vënë në dukje brutalitetin e jashtëzakonshëm dhe përfshirjen e tyre në sulme vetëvrasëse”. /Insajderi.com